Regjistrohen 28 viktima dhe 450 raste të reja me Covid-19, shërohen 1001 persona
Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 2847 teste të kryera janë regjistruar 450 raste të reja me Covid-19. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 1001 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 28 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 150.672 raste, prej të cilëve 129.909 janë shëruar, kurse 4.714 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht 16.049 raste aktive me virusin korona.