Maqedoni

Regjistrohen 21 viktima dhe 459 raste të reja me koronavirus

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 5.416 teste të kryera janë regjistruar 459 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 235 vetëm në Shkup. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 368 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 21 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 180.045 raste, prej të cilëve 158.809 janë shëruar, kurse 6.065 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 15.171 raste aktive me virusin korona.