Reforma brenda Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan
Press release i PAAC: Bordi i Drejtorëve të Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan, në mbledhjen e jashtëzakonshme të saj, të mbajtur të Enjten, 5 Gusht të vitit 2021, nën udhëheqjen e Kryetarit të saj z. Bruno Ceka, dhe në prezencën e 10 (dhjetë) drejtoreve te saj, dhe 3 (tre) jo prezent, duke u bazuar në Nenin V, Seksioni 4 “Shkarkimin”, e nën-ligjeve dhe rregullores të Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan, me shumicë votash prej 9 (nëntë) për dhe 1 (një) kundër shkarkoi nga detyra si Sekretar dhe Drejtor i Bordit z. Bleron Baraliu, dhe Drejtor i Bordit z. Uk Lushi. Shkarkimi hynë në fuqi menjiherë.
Bordi i Drejtorëve si organi më i lartë i Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan, duke u bazuar në agjendën e pastër të saj, me qëllim për të vazhduar punën dhe detyrimet që i ka ndaj antarësisë së sajë dhe veprimtarinë fisnike për të promovuar interesin e perbashkët, vlerat dhe idealet e Shteteve të Bashkuara dhe të popullit shqiptar, gjithmonë duke u mbështetur në rregulloren dhe nën-ligjet e saj, nuk do të lejon rrëmbimin dhe shkeljen e punës së saj nga individë të caktuar, dhe për qëllime dashakeqe. Dezinformatat, thashethëmet, fjalët e ligta, pengimi i punës dhe mundi i të gjithë bordit, por në veçanti i kryetarit të saj z. Bruno Ceka, janë dëshmi e fortë që puna e Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan është në rrugë të drejtë, dhe detyron për angazhim edhe më të madh për një vazhdimësi edhe më të fortë në ngritjen e këtyre vlerave.
Për fat të keq, sot jemi dëshmitar i një rrëmbimi të egër të tillë, i një abuzimi të paskrupullt, në detyrën e postit në mirëmbajtjen si admin i faqes së medies sociale Facebook nga tanimë ish drejtori i saj z. Uk Lushi dhe ish sekretari i saj z. Bleron Baraliu, ku pa autorizim, me shkelje brutale të rregullores dhe nën-ligjeve të Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan, ata haptazi përdhosen këtë rregullore duke u paraqitur në emër të Bordit të Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan për të përhapur dezinformata të pabaza.
Kongresi Pan-Shqiptar Amerikan dhe bordi i sajë do të vazhdojë me angazhimin dhe detyrimet që i ka marrë, dhe për çdo aktivitet që do të ndërmarrë në të ardhmen, si gjithmonë, do të informojë publikun e gjërë.
Bordi i Drejtorëve të Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan:
Kryetar Bruno Ceka
Arkëtar Gezim Rushiti
Nën Kryetare Shpresa Xhakli
Nën Kryetar Vullnet Dervishi
Drejtor Genc Mulliqi
Drejtor Ilir Rusi
Drejtor Pranvera Selenica
Drejtor Dr. Rifat Latifi
Drejtor Ruzhdi Gjokaj
Drejtor Dr. Sulejman Çelaj