Reçaku të mbetet kujtim për të mos pësuarë këto dhimbje kurrë më populli ynë!
Etem Xheladini
Të kujtosh masakrën e Reçakut, do të thotë se e ndjen thellë në shpirt dhimbjen e popullit dhe vuajtjet e nënave heroike të Kosovës, e kudo nënave shqiptare në trojet e tyre.
Kjo ngjarje, po ku do që na ndodhën ngjarje të tilla të dhimbëshme gjatë gjithë historisë, na bëjnë me dije se shqiptarët ku do që ishin, po edhe ku do që ndodheshin, përjetuan rastet si në Reçak, të kujtojmë masakrat e sllavokomunistëve të vitit 1944 në fshatrat Allashec, Runicë, Izvor, në karadakun e Preshevës në fshatin Sevuk, ku mbi 80 burra, të rinjë e pleqë, që i hudhinë në një bunar (pus) të thellë, duke ju hudhë valë nga lartë me kazana, e shumë masakra, vrasje e vuajtje tjera gjatë gjithë historisë si kjo e Reçakut, ishin një thirrje e fuqishme për drejtësi e paqe drejt lirisë, na tregonë se ne na mungoi historikisht vetëmbrojtja, uniteti, po edhe dëshmonë se shpejtë i harruamë këto tragjedi që na i sollën armiqët e popullit tonë me shekuj, duke mos mësuar nga këto pësime.
Prandajë duhet shprehur mirënjohje të thellë Ambasadorit Wallker, i cili i tregoi mbarë botës se në Reçak u bë spastrim etnik, a njëherit po mbanë gjallë këte ngjarje-eveniment me pjesmarrjen e tij çdo vitë.
Andaj porosia ime është që shqiptarët të kujtojnë dhe gjithnjë të mbajnë mend tërë jetën se një popull që e harronë shpejt të kaluarën e tij, ai rezikon përsëri t’i nënshtrohet spastrimi etnik dhe zhdukjes së tij.
Gjithnjë të na shërbej si mësim që të na shpijë nga uniteti mbrenda kombëtar ku do që jetojmë e veprojmë, a njëherit për të jetuar në një shtet pa kufijë mbrenda shqiptar.
Qoft i pa harruar kujtimi për dëshmorët dhe martirët e kombit.