Maqedoni

Reagon Komuna e Tetovës: Nuk kemi dhënë leje për ndërtimin e kryqit në Kodrën e Diellit

Dje në kishën e “Shën Naumi i Ohrit – Çudibërësi” në Kodër të Diellit është vendosur një kryq mbi 10 metra i lartë. Në opinion ka pasur reagime të shumta se pse është vendosur i njëjti.

Nga Komuna e Tetovës sot përmes një reagimi në facebook thonë se inspektorët komunal kanë dalë në terren për të parë gjendjen dhe se komuna nuk ka dhënë leje.

”Komuna e Tetovës për të sqaruar opinionin publik nuk ka dhënë leje për ngritjen e kryqit në Kodrën e Diellit, duke shpallur se ai është vendosur pa lejen e duhur për ngritje. Inspektorët komunal kanë dalë në terren për të vërtetuar gjendjen faktike dhe për të kryer vlerësimin e situatës, sipas të cilave do të merren masat ligjore për të garantuar zbatimin e plotë të rregullave dhe procedurave. Pra, edhe një herë, Komuna e Tetovës edhe në këtë rast do të respektojë të gjitha procedurat ligjore, siç edhe ka vepruar çdo herë” – thonë nga Komuna e Tetovës.