Reagon ish deputeti i BDI-së, Ejup Alimi: Gjykata shkeli ligjet dhe të drejtat e njeriut
Sot, Gjykata Penale e Shkupit solli vendim arbitrar dhe të padrejtë kundër meje dhe mikut tim, Ismet Guri. Përveçse proces gjyqësor politik, vendimi i sotit dëshmon për shkelje flagrante, të rrezikshme dhe njëkohësisht të qëllimshme të ligjeve të shtetit dhe të të drejtave të njeriut. Kështu shkruan në profilin e tij në Facebook, Ejup Alimi, i dënuar sot me 3.5 vjet burg bashkë me Ismet Gurin, si të dyshuar për shkatërrim të materialit zgjedhor në zgjedhjet lokale në Çair në vitin 2013.
Megjithate, edhe pse Apeli e kishte rikthyer vendimin e parë, duke vërejt parregullsi nga gjykata penale, kjo e fundit sërish sot vendosi sikurse herën e parë – konkretisht dy të akuzuarit – ish deputetin Ejup Alimi dhe ish-zyrtarin Ismet Guri i dënoi me nga 3 vjet e 5 muaj burg.
Postimi i plotë i Ejup Alimit:
Advertisements
T’i gjunjëzohesh padrejtësisë, është më keq se ta pësosh! (Publilius Syrus)
Të nderuar miq e dashamirë,
Sot, Gjykata Penale e Shkupit solli vendim arbitrar dhe të padrejtë kundër meje dhe mikut tim, Ismet Guri. Përveçse proces gjyqësor politik, vendimi i sotit dëshmon për shkelje flagrante, të rrezikshme dhe njëkohësisht të qëllimshme të ligjeve të shtetit dhe të të drejtave të njeriut.
1. Nuk u morën parasysh vërejtjet e Gjykatës së Apelit se vendimi i parë (pa asnjë ndryshim u përsërit edhe sot) është kundërligjor dhe nuk janë respektuar dëshmitë e dëshmitarve të cilët vet prokuroria i ka paraqit
2. Nuk u morën parasysh dëshmitë e rreth 40 dëshmitarëve të cilat vet prokuroria i ka paraqit që pohojnë të kundërtën e aktakuzës së Prokurorisë.
3. Nuk u mor parasysh ekspertiza e ekspertit kriminalist ndërkombëtar që konstaton: “Shifrat në objektet e ekspertimit NUK JANË bër nga ne
4. Nuk u mor parasysh edhe Super ekspertiza e porositur nga gjykata e prokuroria e tre grafologëve (edhe pse dy prej tyre pa licencë valide) e cila nuk vërteton aktakuzën e Prokurorisë.
5. U refuzua kërkesa për angazhimin e tre ekspertëve të pavarur e me licenc valide.Të cilit do vendë qofshin.
6. Nuk u mor parasysh as dëshmia e njërit nga dëshmitarët kryesor – Qani Toçi i cili mohoi t’më ketë parë në objektin ku pretendon prokuroria.
Të nderuar,
Shumë shpejtë do të dorëzojmë sërish ANKESË në Gjykatën Apelit dhe, sikurse herën e parë, shpresoj dhe besoj se në këtë vend ka mbetur së paku shkronja D nga drejtësia.
Me respekt,
Ejup Alimi