Reagon Ali Ahmeti: Rexhaili na iku para kohe!
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, i ka shprehur ngushëllime familjes Qerimi nga Opaja e Kumanovës për humbjen e birit të tyre, Rexhail Qerimi i cili mbrëmë ndërroi jetë në burgun e Idrizovës, shkruan gazeta Lajm.
“Ngushëllime të sinqerta familjes Qerimi nga Opaja për birin e tyre Rexhailin i cili ndërroi jetë sot në burgun e Shkupit.
Rasti Alfa ka ngritur dyshime në opinionin publik në vend dhe me të drejtë kërkohet rigjykim për ta zbardhur të vërtetën.
Fatkeqësisht, Rexhaili iku para kohe pa e pritur përballjen e re me drejtësinë për ta dëshmuar pafajësinë”, ka shkruar Ahmeti.