September 16, 2024
Maqedoni

Rasti “Tenderët”, lirohet nga akuza ish ministrja e Kulturës në qeverinë e Gruevskit

Gjykata Penale në Shkup sot vendosi që ish-ministrja e Kulturës në qeverinë e ish kryeministrit Nikolla Gruevski, Elizabeta Kançeska Milevska të lirohet nga akuzat për “keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimi” në rastin “Tenderët” përcjell TV21. Ajo ishte e akuzuara e parë në lëndën “Tenderët” në lidhje me tenderin për realizimin e aktiviteteve ndërtimore në Muzeun e Luftës së Maqedonisë për Shtetësi dhe Pavarësi, si pjesë e projektit “Shkupi 2014”.