Rasti “Softuerët”, Rashkovski dënohet me tetë vite burg
Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup, sot u shpall aktvendimi për rastin “Softueri”. Të akuzuarit u shpallën fajtorë dhe u dënuan nga tre deri në 8 vjet burg. I akuzuari parë, Dragi Rashkovski u dënua me 8 vjet burg. Ndërsa të përfshirët e tjerë:
Ivica Dimitrovski – 5 vjet
Igor Hristov – 5.5 vjet burg
Daniel Stançev – 4 vjet burg
Irena Ivanovska – 3.5 vjet burg
Igor Ivanovski – 3 vjet burg
Maja Siljanovska – 3 vjet burg
Ish-sekretari i përgjithshëm i qeverisë Dragi Rashkovski, si dhe persona të tjerë, është i akuzuari i parë për keqpërdorim të pozitës dhe kompetencave zyrtare.
Aktakuza për rastin “Softuerët” përfshin blerjen e dy softuerëve për kundërvajtje në komunikacion dhe për identifikim biometrik, të cilat sipas Prokurorisë nuk janë kërkuar dhe përdorur nga askush. Aktakuza përfshin edhe pagesën e tarifave nga e cila sipas prokurorisë ka marrë pjesë edhe ish-sekretari i përgjithshëm. Rashkovski ndiqet penalisht për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe larje parash. Me të akuzohen edhe gjashtë persona të tjerë: Ivica Dimitrovski, Igor Hristov, Daniel Stançev, Irena Ivanovska, Igor Ivanovski dhe Maja Siljanovska.