Maqedoni

Rasti “Besa Trans”, një vit e tetë muaj burg për falsifikim dokumenti

Një vit e tetë muaj burg për pronarin e kompanisë “Besa Trans”, për falsifikim të dokumenteve, autobusi i të cilëve u aksienatua në Bullgari. Katër vjet u shqiptua ndalëse për kryerje të veprimtarisë transport ndërkombëtare.

Gjykata Penale ka pranuar në tërësi akuzën e Prokurorisë Publike dhe përveç dënimit me burg dhe ndalesën për transport ndërkombëtarë ka shqiptuar edhe dëmshpërblim në të holla në vlerë prej 800 mijë denarë për personin juridik.

Gjykata konstatoi se autobusi i aksidentuar i “Besa Trans” nga janari i vitit 2021 deri në nëntor ka kaluar kufirin 20 herë me çertifikatë të rrejshme.

“Nga dëshmitë e shpalosura u vërtetua gjendja faktike e shpjeguar në aktgjykim se personi juridik ‘Besa Trans’ BTB Shkup, nuk ka poseduar çertifikat të licencës për transport publik në trafikun rrugorë ndërkombëtarë për autobusin e markës ‘Mercedes’ me targa të regjistrimit SK 0284B, por edhe përkundër kësaj kanë kryer transport pubik ndërkombëtarë me këtë autobus dhe i njëjti 20 herë ka kalur kufikrin në kohë dhe vendkalime kufitare të theksuara në aktvendim. Në këtë rast i akuzuari ka kryer veprën penale falsifikim të dokumentit.” – tha gjykatësi, Ivica Stefanovski.

Mbrojtja e pakënaqur nga vendimi gjyqësor paralajmëroi ankesë, ndërsa për përfaqësuesin e kauzës ky vendim është i drejtë.

“Duke e pasur parasysh arsyetimin e vendimit, gjithsesei se do ta shfrytëzojmë të drejtën e ankesës. Nëse bëjmë një krahasim me aktvendimet e tjera gjyqësore të këtij lloji edhe pse dënimi është i paraparë prej 1 deri në 5 vjet dënim me burg, vlerësoj se në rastin konkret dënimi është shumë i lartë. Që të plotësohet qenia e kësaj vepre penale, falsifikim të dokumentit, nevojitet dëshmi materiale, mendim dhe ekspertizë, si dhe të plotësohen edhe veprimet subjektive që thuhet se i kanë nëdërmarrë.” – deklaroi Avokati mbrojtës, Asmir Alispahiq.

“Ishit dëshmitarë të vendimit gjyqësor se në tërësi e pranoi aktakuzën. Prokuroria në akuzë e thotë se Ministria e Transportit dhe lidhjeve nuk ka dhënë çertifikat nga licenca për autobusin konkret. As nuk është parashtruar kërkesë, e as që është lëshuar. Kjo nënkupton se autobusi para organeve komptenete ka treguar çertifikat nga licenca, ndërsa për atë autobus çertifikatë e tillë nuk është lëshuar nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.” – u shpreh Prokurori publik, Vlladimir Milloshevski.

Në aksidentin e autobusit të “Besa Trans” që ndodhi në nëntor të vitit 2021 në Bullgari, për të cilin gjykata shqiptoi vendim se i njëjti ka kryer transport publik ndërkombëtarë pa licencë, humbën jetën 45 udhëtarë nga RMV.