BallinaMaqedoni

Rasti 27 Prilli/ BDI: VLEN liroi të dënuarit – VLEN: I liroi prokuroria e Islam Abazit!

BDI përmes një reagimi ka drejtuar akuza në adresë të VLEN-it, sic thuhet, për lirimin e të dënuarve për sulmin e 27 prillit 2017, që synonte të pengonte zgjedhjen e Kryetarit të parë shqiptar të Kuvendit dhe rrezikoi jetën e deputetëve.

Lirimi i turpshëm, sic thonë nga BDI, u paralajmërua nga fotot e publikuara të autorit kryesor të sulmit Goran Angelov – Qoseto.

“Lirimi i turpshëm u paralajmërua nga fotot e publikuara të autorit kryesor të sulmit Goran Angelov – Qoseto, me zëvendësit e Afrim Gashit, Izet Mexhiti dhe Arben Taravari – dëshmi e rolit të VLEN-it në mbështetjen e atyre që kërcënojnë rendin kushtetues dhe harmoninë ndëretnike. Pas këtyre veprimeve, është e natyrshme që VLEN të shpallë edhe ish-Zëvendëskryeministrin Koço Angjushev “Biznesmeni i Vitit,” jo se është në listë të zezë, por si mentor dhe aleat i padronit të tyre në qeveri.Urime gjithashtu për shpalljen si hero të policit që përdhosi flamurin shqiptar, një tjetër shembull i qartë i përbuzjes ndaj simbolikës dhe dinjitetit të shqiptarëve nga VLEN” – thonë nga BDI.

Nga VLEN ditë më parë kanë akuzuar se “BDI non grata” nuk është mësuar me qeverisje të mirë, andaj po e përjetojnë shumë keq NDRYSHIMIN. Ju që keni mbi supe tragjedinë e Spitalit Modular të Tetovës, dhe ende keni fytyrë të akuzoni pa bazë.

“ Si mundet prokuroria e Islam Abazit, të japë mendim për lirimin e të dënuarve të 27 Prillit dhe të njëjtën kohë BDI non grata, të na akuzojë për kapje të shtetit?! Kujt po i bëjnë humor të zi këta?!”, ka pyetur VLEN përmes një reagimi.