Kosovë

Rast i rrallë në Kosovë, lind fëmiu me peshë 6,5 kilogram (Foto)

Rast i rrallë: Në Klinikën e Gjinekologjisë lind foshnja me peshën rreth 6,5 kilogramë

2 hours më parë

Sot në Klinikën e Gjinekologjisë ka ndodhur një rast shumë i rrallë.

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës u lind një foshnje me peshë rreth 6,5 kilogram, njofton Klankosova.tv.

Lindja e një foshnje me një peshë të tillë përbën një rast unik në historinë e Klinikës së Gjinekologjisë.

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se lindja e foshnjës është kryer me sukses me anë të operimit.

“Mes vështirësive, të cilat i ka krijuar Pandemia COVID-19, sidomos ditëve të fundit, një ekip i përbërë nga gjinekologë, anesteziologë dhe mami, realizuan suksesshëm lindjen me operacion”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.

Pacientja me inicialet I.P. nga Drenasi edhe dy lindje më parë i ka kryer me anë të operacionit.

Pacientja dhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore.