BallinaMaqedoni

Rast i rëndë në Maqedoni! Foshnja dërgohet në spital me gjakderdhje në kokë, s’e përballoi operacionin dhe ndërroi jetë

Prokurori publik në detyrë nga Prokuroria Themelore Publike Ohër ka lëshuar disa urdhra për konstatimin e shkaqeve të vdekjes së foshnjës nga Vevçani, e cila ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në ISHP Spitalin special për ortopedi dhe traumatologji të “Shën Erazmo” pasi ishte sjellë me hematomë në kokë dhe pas gjakderdhjes së konstatuar në tru menjëherë është transferuar në sallën e operacionit.

Disa orë pas operacionit, foshnja ka ndërruar jetë në kujdesin intensiv.

“Nga spitali është marrë i gjithë dokumentacioni është lëshuar urdhër për autopsi të foshnjës në Institutin e mjekësisë ligjore në Shkup, po zhvillohen biseda me familjarët dhe njerëzit e afërt, ndërsa po kontrollohet historia mjekësore e fëmijës dhe nënës”, njoftojnë nga Prokuroria Publike.