Kosovë

Ramosaj: Dy të rinjtë ishin studentë në Gjakovë, u vranë duke u kthyer për në shtëpi

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka folur për sulmin tragjik që ndodhi këtë të premte në Gllogjan ndaj një autobusi ku të vrarë mbetën tre persona.

Ai tha se është një dhimbje e madhe për qytetarët e kësaj komune, njofton Klan Kosova.

“Gjithçka deri tash është paqartë dhe e dimë që bilanci është tragjik dhe sidomos në vigjilje të festave të nëntorit ku ne të gjithë jemi përgatitur për me e shpreh gëzimin tonë na ndodh kjo sot që dy nxënës të fshatit Gllogjan, një vajzë dhe një djalë, që janë studentë në Gjakovë duke u kthyer dikush ka dalë e ka gjuajtur autobusin. Shoferi ka vdekur në vend të ngjarjes, ndërsa dy nxënësit kanë ndërruar jetë në spitalin e Gjakovës. Një fatkeqësi tepër e madhe që shpresoj që këto veprime makabre të mos përsëriten në kombin tonë.

“Ishalla Zoti i forcon dhe i bën të përballojnë këtë dhimbje”.