Maqedoni

Ramiz Merko premtoi por nuk e përfundoi bulevardin në rrugën qendrore të Strugës

Në fushatën parazgjedhore, në zgjedhjet lokale të vitit 2017, kryetari aktual i Komunës së Strugës premtoi përfundimin e bulevardit në rrugën qendrore të qytetit. Në prag të përfundimit të mandatit 4 vjeçar të kryetarit Ramiz Merko ky premtim është larg realizimit. Muajve të fundit në terren është bërë vetëm shembja e një objekti dhe disa matje, shkruan Portalb.mk.

Në zgjedhjet lokale të vitit 2017 Ramiz Merko ju premtoi struganëve se do të zgjidh kaosin në zemër të qytetit duke e zgjeruar rrugën qendrore nga rrethi tek policia deri tek ish hotel Apolonia. Në programin “Për Komunën që duam” (faqe 15), një ndër veprimet prioritare në kategorinë “Urbanizëm dhe Infrastrukturë”, theksohet: Përfundimi i bulevardit nga rreth-rrotullimi (te policia) deri te rreth-rrotullimi (hotel Apolonia).

Nga inspektimi që bëri Portalb.mk në terren vlerësojmë se ky premtim është ende shumë larg realizimit dhe përmbushjes me sukses.