Kolumna

Ramën sot nuk e “goditi” vetëm doktor Berisha, por edhe kryeministri Kurti dhe kryeparlamentari Konjufca

Shkruan: Ylber Pilku, Nju Jork

Kryeministri legjendar i Shqipërisë, Sali Berisha, sot në mënyrë briliante, sipas mendimit tim, demaskoi farsën e organizuar në Kuvendin e Shqipërisë.
Organizime të tilla si ai i sotmi në Kuvendin e Shqipërisë, madje edhe më të avancuara, gjithsesi që u nevojiten shqiptarëve deri në bashkimin kombëtar.
Por në organizime të tilla madhore për kombin, nuk guxojnë ta marin fjalën ata që i shërbejnë ëndërrave të Serbisë për ta zhbërë pavarësinë e Kosovës, siç është Edi Rama që i shërben Aleksandar Vuçiqit.

Shumë me vend e theksoi doktor Sali Berisha kur tha se aktualisht, në platformën e këtij parlamenti, po flet njëri nga dy armiqtë kryesorë të qenies së shqiptarëve që nga themelimi deri më sot, një nga armiqtë më kryesorë ët Kosovës, njeriu i njohur botërisht si avokati më i shpifur i padronit të tij, Alekandër Vuçiç, njeriu që në vend që të bëjë avokatinë e Kosovës, të mbrojë interesat legjitime të saj, kalon nga samiti në samit duke lobuar për Vuçiçin dhe Rusinë e vogël në zemër të Ballkanit, Serbinë. Edi Rama ka futur thika pas shpine ndaj Kosovës në mënyrë të vazhdueshme.
Një njeri që me farsa formale me Kosovën mundohet të grumbullojë sa më shumë fuqi për të ndihmuar planet serbo-ruse pikërisht kundër Kosovës.

Këtë Ramës nuk ia tha vetëm doktor Berisha. Nese e lexojmë mes rreshtat këtë Ramës ia tha edhe kryeparlamentari kosovar Glauk Konjufca, i cili në fjalimin e tij goditi në mënyrë direkte politikat destruktive të Serbisë dhe Vuçiqit, politika për të cilat Rama edhe publikisht ka shprehur mirëkuptim dhe këtë e ka kerkuar edhe nga vendet tjera evropiane.
Këtë pastaj mes rreshtash e tha edhe kryeministri Albin Kurti duke kërkuar që dy shtetet të mos i bëjnë problem njëra tjetrës. Edhe fëmijët e vegjël e dinë se kush-kujt po mundohet t’i bëjë problem në raportet Tiranë-Prishtinë duke bashkëpunuar me Beogradin.

Një goditje Ramës i dha edhe kryeministri Kurti i cili në fjalimin e tij përmendi edhe shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, Luginës së Preshevës dhe Malit të Zi, gjë që duhej ta bëjë Rama, nëse vërtetë është kryeministër shqiptar i shtetit shqiptar, e jo marionetë e huaj, respektivisht e Serbisë, Rusisë e Bjellorusisë.
Sidoqoftë gezuar festa e madhe e 28 Nëntorit, sepse Shqipëria do të rrojë edhe për kundër fatkeqësive politike që e kaplojnë herë pas here.