Ramadani: Për të shpëtuar BDI-në, Ahmeti duhet ta largojë Grubin
Analisti politik Ismet Ramadani në daljen e sotme në Tv 24 tha se Ali Ahmeti do të duhet të veprojë me mençuri dhe nëse dëshiron ta shpëtojë BDI-në nga përçarjet e mëdha me “Grupin e Zjarrit”, atëherë duhet të “sakrifikojë” Artan Grubin, transmeton InfoShqip.
“Ali Ahmeti do të duhet të veprojë me mençuri dhe do të duhet të bëjë një ndryshim në ministrat. Më shumë aludohet për Artan Grubin. Nëse synimi është të shpëtohet partia nga një ndarje më e madhe, atëherë nuk mendoj se një figurë apo një Artan Grubi do të thotë shumë për Ahmetin. Mendoj se ky do të jetë ekuilibri që do të duhet të bëjë. Ndërsa Ahmeti vepron ngadalë dhe me qetësi, mendoj se do të gjejë një zgjidhje që do ta ndihmojë partinë të mbijetojë. Dikush do të duhet të shkojë,” tha Ramadani.
Ai shtoi se “Grupi i Zjarrit” tregoi se është mjaft serioz dhe se ka shumë mbështetje nga anëtarësia./InfoShqip.com