Shqipëri

Rama: Ushtria e Serbisë në kufi me Kosovën ka fuqinë e barabartë me zero

Kryeministri i Shqipërisë , Edi Rama , ka komentuar shtimin e pranisë së ushtrisë që Serbia e ka bërë në kufi me Kosovën.

“Ky është shou më i pabesueshëm emocional i politikave të brendshme sepse ushtria e Serbisë në kufi me Kosovën, ka fuqinë e barabartë me zero. Kjo i bie sikur ushtria e Meksikës të shfaqet në kufi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pra çka mund të bëjë? Me gjithë respektin për Meksikën. Nuk mund të bëjë asgjë. Kjo është thjeshtë për politikë të brendshme. Ka shumë të bëjë me politikën e brendshme, në atë që po ndodh në veri të Kosovës”, tha Rama si panelist në Forumin “Globsec” që po mbahet në Bratisllavë të Sllovakisë, njofton Klankosova.tv.