Shqipëri

Rama shpall qeverinë e re, këta janë ministrat

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama prezanton emrat e ministrave të kabinetit të tij. Rama në kabinetin qeveritar merr me vete 7 ministra të kabinetit 2. Qeveria do të ketë 4 ministra shteti.

Kthehet Mirela Kumbaro. Erjon Braçe siç paralajmëroi nuk është pjesë e kabinetit të ri. Në vend të tij Rama vë Arben Ahmetaj.

Qeveria e Re e Shqipërisë përbehet nga:

Zv.kryeministër Arben Ahmetaj

Ministri për Europën e Punët e Jashtme Olta Xhaçka

Ministër për Mbrojtjen Niko Peleshi

Ministër i Drejtësisë Ulsi Manja

Ministër i Brendshëm Bledi Çuçi

Ministër i Financës Delina Ibrahimi

Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku

Ministër i Shëndetësisë Ogerta Manastirliu

Ministër i Arsimit Evis Kushi

Ministër i Bujqësisë Frida Krifta

Ministër i Turizmit Mirela Kumbaro

Minister e Kulturës Elva Margariti

4 Ministra Shteti

Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin – Elisa Spiropali

Ministre për Mbrojtjen e Sipërmarrjes – Edona Bilali

Ministre për Rininë dhe Fëmijët – Bora Muzhaqi

Ministre për Standartet dhe Shërbim – Milva Ikonomi./oranews