Shqipëri

Rama shef i NATO-s? Akademikja gjermane përgënjeshtron postimin: Ishte 1 prilli!

Pothuaj e hëngrën të gjithë! Akademikja, Suzana Starikov, ka përgënjeshtruar lajmin e dhënë më herët nga ajo lidhur me kandidaturën e kryeministrit Edi Rama në postin e sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s.

Starikov, sqaron se postimi i saj i mëparshëm në twitter, ishte thjeshtë një shaka për datën 1 prill dhe se u detyrua të përgënjeshtronte lajmin për shkak se mediat shqiptare e publikuan si një fakt të kryer.