Maqedoni

Rama, Kurti dhe Vuçiq arritën në Shkup

Rama, Kurti dhe Vuçiq arritën sonte në Shkup. Arritjen e tyre dhe liderëve tjerë rajonalë, raporton portali lideri.mk, e ka njoftuar kryeministri i RMV-së, Dimitar Kovaçevski.

“Në prag të takimit të nesërm të liderit në Shkup, kushtuar Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor të miratuar nga Komisioni Evropian, sonte në një atmosferë miqësore me liderët e Ballkanit Perëndimor konfirmuam qëndrimet tona për integrimin e rajonit në BE.

Vendi i të gjitha shteteve të rajonit është në BE dhe ne kemi potencialin e nevojshëm dhe lidership për të marrë vendime të guximshme për një të ardhme më të mirë. Të gjithë ne – si në Ballkanin Perëndimor ashtu edhe në Evropë – kemi nevojë për unitet dhe stabilitet”, ka shkruar Kovaçevski në FB./Lideri