Kolumna

Rama, Kovaçevski dhe Ahmeti asnjë fjalë për Masakrën e Srebrenicës, u solidarizuan me Vuçiqin

Shkruan: Xhelal Mustafa

Me çdo ditë të kaluar po shtohen “simptomat” e sindromës së “Open Ballkanit”.
Simptomat e kësaj sindrome sot u manifestuan në mënyrë të vrazhdët dhe jonjerëzore.
Deri sa mbarë bota e civilizuar kujtoi përvjetorin e gjenocidit serb në Srebrenicë, shtyllat e “Open Ballkanit” Edi Rama, Dinitar Kovaçevski dhe Ali Ahmeti heshtën këtë përvjetor.

Heshtja e tyre ishte shumë më e gërditshme se gafa e Dritan Abazoviqit i cili gjenocidin në Srebrenicë u munduan ta relativizojë në nivelin më të ulët të përgjegjësisë së serbëve si autorë të masakrës në Srebrenicë.
Heshtja e tyre sot, është qartë se ka në bazë hatrin ndaj Aleksandar Vuçiqit.
Heshtja e tyre sot tregon se ata nesër janë të gatshëm të heshtin edhe pervjetorin e masakrës së Reçakut dhe shumë masakrave tjera të kryera nga serbët në Kosovë.

Asnjëri prej tyre nuk u tregua në nivelin e kryeministrit kosovar Albin Kurti, për shembull, i cili u rreshtua përkrah liderëve evropianë e botërorë në dënimin e këtij gjonocidi, që veç Serbisë, deri tani nuk e njohin vetëm vende si Rusia, Bjellorusia, Kina, Kore e Veriut, Kuba,….
Rënia në këtë nivel tani edhe e Ramës, Kovaçevskit dhe Ahmetit, për mua është një dëshpërim i madh, por besoj se të njejten gjë e ndjejnë edhe shumë qytetarë tjerë në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri!