Shqipëri

Rama dhe Putin në të njëjtën ditë “shpallin” se do të qeverisin deri në vitin 2030

Kreu i rilindjes Edi Rama që mblodhi në Tiranë Kongresin e partisë së tij që vetëm emrin ka ndryshuar nga ajo e themeluar nga serbët me 1941 ka vendosur që të vijojë perandorimin e tij edhe për shumë vite të tjera në drejtimin e partisë.

Pasi ka marrë me dhunë të gjitha pushtetet tashmë se fundmi po përballet me opozitën për kushtetutshmërinë e vijimit normal të punimeve të kuvendit. Pasi i ka dalë nga kontrolli opozita dhe tashmë po përballet me opozitën e vërtetë Rama ka mbërthyer PS dhe pushtetet e tjera në Shqipëri e nga frika e të zezave që ka bërë nuk i lëshon.

Si për ironi të fatit edhe Putin në të njëjtën kohë në Moskë pasi ka izoluar opozitën në burg dhe nën kontrolle të rrepta policore do të vijojë të drejtojë Rusinë edhe për disa vite. Këta lloj armiqsh te demokracive edhe kohen kur do të firmosin riqëndrimin e zgjedhin të njëjtë. Nuk ndryshojnë aspak./Syri.net