July 3, 2024
Rajon - Botë

Radioja e ushtrisë izraelite: Nuk ka asnjë shenjë prej pengjeve izraelite në spitalin e bastisur Al-Shifa në Gaza

Nuk ka asnjë shenjë prej pengjeve izraelite në spitalin Al-Shifa në Gaza, të cilën e bastisën ushtarët izraelitë, ndërsa vazhdojnë kërkimet e ushtrisë izraelite në zonë, njoftoi Radioja e ushtrisë izraelite, transmeton Anadolu.

“Nuk ka asnjë shenjë të pranisë së personave të rrëmbyer në spitalin Shifa, kërkimet vazhdojnë”, bën të ditur lajmi i radios.

Në lajm më tej theksohet se “nuk ka pasur asnjë konflikt midis forcave izraelite në spital dhe pacientët që ishin në një vend të veçantë nga ushtarët ose me ekipet mjekësore në spital”.

Ushtria izraelite sot në mëngjes bastisi spitalin Al-Shifa, institucioni më i madh shëndetësor në rajon ku gjenden mijëra pacientë dhe civilë të zhvendosur në Gaza.