Ra nga ndërtesa ku po punonte, humb jetën i riu 21 vjeç nga Kumanova
Një i ri nga Kumanova ka humbur jetën deri sa po punonte si punonjës në ndërtimtari në në Gjevgjeli, përcjell TV21. Sipas MPB-së, i riu është identifikuar si B.B. (21) nga fshati Orashac i rajonit të Kumanovës.
Ai ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga objekti në ndërtim e sipër në bulevardin “Gevgjelia” në qytetin me të njëjtin emër, njofton policia.
Në vendin e aksidentit është kryer kontroll, pas çka pritet të përcaktohen shkaqet që çuan deri te aksidenti vdekjeprurës.