Qytetarët kërkojnë të largohen gjitha përmendoret e projektit “Shkupi 2014”, e jo vetëm një anije!
Punimet për largimin e njërës prej anijeve të vendosura në shtratin e lumit Vardar vazhdonin edhe sot. Nga qyteti i Shkupit thonë se i gjithë procesi i largimit të kësaj anije do të zgjasë rreth një muaj, ndërsa theksojnë se për largimin e saj gjithçka është realizuar në bazë të dispozitave ligjore. Valon Saliu, nga Qyteti i Shkupit, thotë se largimi do të ulë rrezikun e daljes së lumit Vardar nga shtrati, duke rikujtuar vitin 2017, kur në qendër të qytetit lumi doli nga shtrati i vogël, pas reshjeve të dendura të shiut. Po përgatitet terreni ligjor që pas largimit të kësaj anije të bëhet edhe largimi i të dytës.
Instalime të tilla nuk e kanë vendin në shtratin e lumit Vardar. Nëse do të ndodhnin reshje më të dendura shiu, mund të çojnë deri në daljen e lumit nga shtrati. Për këtë arsye kemi vendosur që t’i heqim këto anije. Po punojmë, në proces e sipër është edhe heqja e anijes së dytë, e cila është anija e tretë”, tha Valon Saliu, Komuna e Shkupit.
Rreth kësaj çështje, qytetarë që anketuam kanë mendime të ndryshme.
“Që në fillim ishte gjë e keqe që e bënë. Ndërsa tani që e largojnë, budallallëk.”
“Pajtohem plotësisht me këtë që ndodh. Mos dhashtë Zoti që të ketë reshje më të dendura, do të bëhej përmbytje. Këto ishte budallallëk që u bënë, kishte ardhur koha që të largohen. Atë që një budalla mund të bëjë, 300 të tjerë nuk mund ta përmirësojnë.”
“Nuk bën. Diçka që tashmë është ndërtuar nuk është mirë të shkatërrohet. ”
“Nëse kanë leje për anijen, mendoj se nuk bëjnë mirë. Me shumë gjasë kanë leje, sepse kjo ekziston tashmë 10 vjet. Për lumin nuk pengon shumë, mendoj se nuk duhet të shkatërrohet.”
“Mendoj se bëjnë keq. Nëse duhet patjetër t’i shkatërrojnë, atëherë le t’i shkatërrojnë të gjitha dhe jo vetëm këtë.”
Studimet e UNDP-së rreth ndikimit të këtyre anijeve në rrjedhën e lumit, të realizuara së bashku me Qytetin e Shkupit dhe Qendrën për Menaxhim me Kriza tregon se që nga vendosja e anijeve rrjedha e lumit Vardar është zvogëluar për 1/3. Anijet në Vardar janë pjesë e projektit “Shkupi 2014” të realizuar gjatë qeverisjes të VMRO-DPMNE-së.
https://i.ytimg.com/vi/OH3ZX9RDWXg/hqdefault.jpg