Qytetarët ironizojnë me Taravarin
Duke i postuar disa foto në facebook, nga rrugët e Gostivarit të mbushura me qenë endacak, një qytetar ka ironizuar me kandidimin e Arben Taravarit për president të vendit.
“Kryekomunari i Gostivarit, Arben Taravari ka vendosur të bëhet president, mirëpo assesi ta zgjidh problemin me qentë endacak, gjatë këtyre dy mandateve… Pa gajle kryetar këto kafshë të dashura vetëm po lozin nuk kafshojnë”, shkruan qytetari.