Kosovë

Qytetarët fillojnë të mblidhen për marshin për drejtësi në Prishtinë

Qytetarët që do të marrin pjesë në marshin qytetar dhe solidarizues në mbështetje të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë filluar të tubohen në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Marshi do të fillojë nga ora 14:00, dhe do të nis nga sheshi “Zahir Pajaziti” dhe do të vazhdojë në drejtim të sheshit “Skënderbeu”.

Qytetarë të shumtë janë nisur drejt Prishtinës nga qytete të tjera të Kosovës për të marrë pjesë në “Marshin për Drejtësi” të organizuar nga iniciativa “Liria ka emër”.

Së fundmi edhe kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka njoftuar se bashkë me qytetarët pjesëmarrës të këtij vendi do të jenë të pranishëm në këtë organizim.