Qytetarët duhet ta mbrojnë vetveten nga pushtetarët e fuqishëm duke e fuqizuar edhe vetveten
Shkruan: Ejup Berisha
Kufizimi i forcës së stërtepruar të pushtetarëve duhet të jetë imperativ kryesorë për qytetarët sepse kjo sot paraqet garancë për ruajtjen e subjektivitetit, autoritetit, lirisë dhe të pavarsisë së qytetarëve.Nga veprimet e pamatura dhe të këqija të pushtetarëve gjithmonë vuajnë qytetarët e rendomtë apo njerëzit e pafajshëm. Këta nuk kanë forcë të duhur që ti kundervihen forcës së pushtetarëve të cilët pas një kohe të caktuar qëndrimi në pushtet akumulojnë shumë forcë dhe atë kanë tendencë që përher ta rrisin. Pra pushtetarët nga çasti kur bëhen me forcë nuk janë më asnjëher të interesuar që ta vetzvogëlojnë forcën e tyre fizike por tendenca e tyre është që atë ta rrisin përherë shumë e më shumë. Në shtet gjithmonë ka disproporcion mes fuqisë së madhe të pushtetarëve dhe pafuqisë së theksuar dhe të dukshme të qytetarëve. Pushtetarët gjithnjë e sulmojnë fuqinë e pakët të qytetarëve që të mund të qeversin apo dhe ti sundojnë më leht dhe pa shumë mund qytetarët.E këta të dobët u mundësojnë pushtet të qetë
dhe forcë më të madhe pushtetarëve. Por me këtë rast vuajnë më së shumti vet qytetarët. Forca e madhe nuk njeh kurfar kufizimesh dhe nuk i nënshtrohet asnjë ligji përveç ligjit të forcës. Ndonjëher thuhet se zjarri më me efikasitet shuhet me zjarr. Kjo në rastin e forcës nënkupton e forca kufizohet më së miri me forcën.Që do të thotë se forcën e pushtetarëve duhet kufizuar sepse rritja e pakufizuar e saj paraqet rrezik të vazhdueshëm për qytetarët e pafuqishëm. Rreziqet më të mëdha për qyteyarët nga forca e stërritur e pushtetarëve është nënshtrimi. Ky i bën të varur këta nga vullneti dhe jovullneti i pushtetarëve. Kur qytetarët janë të varur nga dikush atëher ata nuk janë vetvetja sepse e humbin subjektivitetin pavarsinë dhe lirinë e tyre. Ndërsa kur dikush është i varur nga vullneti i dikuj tjetër i njëjti nuk është më vetja.Pra qytetarët e varur nuk janë më ndonjë faktor që mund të vendosin për vetveten e tyre. Prandaj nga e kaluara qytetarët duhet të mësojnë se nuk duhet të lejojnë që pushtetarët të fuqizohen pa masë sepse në këtë mënyrë e rrezikojnë vetveten. Kjo duhet të shërbej si mësim për qytetarët për faktin se duke e kufizuar pushtetin apo forcën e pushtetarëve qytetarët e rrisin pavarsinë e tyre apo dhe autoritetin e tyre e me këtë edhe aftësinë për ta mbrojtur veten nga pushtetarët. Kjo çasje pra qytetarëve u ndihmon që të mbrohen nga sulmet e vazhdueshme të pushtetit. Duke e bërë këtë veprim qytetarët jo vetëmqë e mbrojnë veten por këta i detyrojnë edhe pushtetarët që të kenë kujdes ndaj tyre. Prandaj përvoja jonë e deritashme e me ish pushtetarët komunist dhe me pushtetarët e deritashëm neokomunist na mëson se nuk duhet të lejojmë rritje tepër të madhe të pushtetit të pushtetarëve sepse kjo na rrezikon shumë ne si qytetarë e me këtë vëhet në pikpyetje edhe qenia e jonë si njerëz.