Qytetarë të nderuar dilni ne zgjedhje dhe votoni për ndryshimin kjo do të thotë për shpresën
Ejup Berisha
Me 8 Maj ditën e mërkurë mbahen zgjedhjet Parlamentare dhe rrethi i dytë i zgjedhjeve Presidenciale. Ne rrethin e parë të zgjedhjeve për njeriun e parë të shtetit apo për Presidentin kandidat ishin edhe dy shqiptar që nuk morrën vota të mjaftueshme për ta vazhduar më tutje garën dhe për të fituar. Ky do të ishte Presidenti i parë i Republikës me përkatesi etnike shqiptare. Kur jemi te zgjedhjet Parlamentare qytetarë të nderuar ju sygjeroj që të dilni dhe votoni jo për status- quo-në por për ndryshimin. Status quo-ja është stagnim, ecje mbrapa, forcim monopoli të disa individëve në politikë si dhe rritje gjasash për mos respektim të lirive dhe të të drejtave të qytetarëve. Këta që e ruajnë me vendosmëri status quo-në janë tanimë të harxhuar dhe skanë se çfarë të ofrojnë më në skenën politike vendore. A e dini pse sepse të njejtët nuk kanë
as kapacitet intelektual e as moral por këta nuk kanë pasur dhe nuk kanë as vullnet që të bëjnë diçka mirë dhe të duhur për qytetarët dhe për shtetin. Të njëjtët i ngjajnë një fletushke me një flete të vetme e cila që moti është lexuar. Të gjithë qytetarët e vetëdijshëm e dinë se me kend kanë të bëjnë apo siç thonë francezët Il sont deja vue. Prandaj pas dy ditëve dilni nëpër vendvotime dhe jepjani një gjasë që të ngadhnjej ndryshimi që do të thotë shpresa për një realitet më të mirë dhe më ndryshe. Përfaqsuesit e status quo-së vërtetë kanë bërë shumë para dhe pasuri por ato nuk janë prone e tyre por jane pronë e të gjithe neve. Prandaj dilni dhe votoni shfrytezone të drejtën tuaj kushtetuese dhe ligjore të zgjedhjes si një instrument shumë i rëndësishëm dhe i pershtatshëm për ta bërë ndryshimin dhe për ta eliminuar realitetin e pavolitshëm. Nuk ka gjë më të shenjte se e drejta e qytetarit për të zgjedhur dhe pernes tij të bëhet ndryshimi i duhur dhe i domosdoshëm. Të nderuar qytetar jepjani një mundësi reale ndryshimit apo dhe një gjasë shpresës për një jetë më të mire dhe për një realitet me ndryshe. Apo jepjani një mundësi vetes dhe pasardhësve tuaj që të jetoni ne një ambient jetesor më të qetë dhe më të sigurtë.Mundësoni përparimin dhe zhvillimin apo dhe jetoni të lire duke e shmangur titaninë, robërinë apo dhe shmangeni kapjen nga përfaqsuesit e status-quo-së. Votoni për forcat politike opozitare. Këtë nuk ua imponoj unë për këtë juve ju obligon realiteti i keq, i pavolitshëm dhe i shëmtuar prezent me tepër se dy dekada këtu te ne shqiptarët e RMV-së. Realitet që nuk ofroi dhe nuk siguroi të mira dhe begati për të gjithë ne qytetarët që jetojmë këtu në këtë vend. Ju qytetarë të nderuar në bazë te Kushtetutës jeni sovrani bëjeni realitet këtë gjë dhe forc one fuqinë tuaj politike edhe më tepër pra votoni për NDRYSHIMIN apo jepjani nje mundesi që te ngadhnjejne shpresa dhe mundesia për ecje para.Ndryshimi është oksigjeni i demokracisë ajo është oksigjeni edhe i qytetarëve të kapur nga pushteti i pandërgjegjshëm dhe të papërgjegjshë. Pra qytetar të nderuar shqiptar Votone ndryshimin se ja VLEN Votoni N-6.