QSHP: Këshilli shtetëror i maturës do të deklarohet nëse dhe çfarë sanksione do të ketë për çrregullimet gjatë kalimit të maturës shtetërore
Qendra shtetërore e provimeve (QSHP) në mënyrë më se profeisonale, në kuadër të kompetencave të veta e kreu maturë shtetërore, kumtoi QSHP pasi që Ministria e Arsimti dhe Shkencës kërkoi prej saj ta locojë përgjegjësinë për lëshimin në kalimin e provimit të dytë ekstern të Gjuhës angleze, të shtunën.
QSHP në kumtesë thekson se testet ishin përgatitur me kohë dhe distribuuar drejt shkollave dhe testimi ka filluar me kohë.
“Për ngjarjet lidhur me grupin në Viber dhe ndarjen e pyetjeve dhe përgjigjeve gjatë mbajtjes së provimeve do të diskutohet në Këshillin shtetëror të maturës, si organ më i alrtë për realizimin e maturës shtetërore. Në takim. anëtarët e KSHM do të deklarohen nëse dhe çfarë sanksione do të ketë për të gjithë të involvuarit në çrregullimin e procesit të realizimit të maturës shtetërore. Qëndrimi i QSHP është provimi i Gjuhës angleze të mos anulohet për të gjithë ata të cilët i kanë respektuar rregullat për kryerje të maturës shtetërore”, thekson QSHP në shkresën e nënshkruar nga drejtoresha Bllagica Pavllovska.
Lidhur me provimet e ardhshme interne nga matura shtetërore, të cialt i organizojnë shkollat, QSHP thekson se kompetente janë komisionet shkollore.
Qendra shtetërore e provimeve bën thirrje të respektohen procedurat për zbatim të provimeve interne në suaza të maturës shtetërore për të cialt përgjegjëse janë komisionet shkollore të maturës.
Lidhur me thëniet nga MASH-i sot, se matura shtetërore duhet të kalohet në hapësira të mëdha – salla dhe hole, QSHP u përgjigj se “me vite prapa i ka bërë thirrje Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës që matura shtetërore të mbahet në hapësirë të madhe, për çka është diskutuar edhe në Këshillin shtetëror të maturës”.
“Për fat të keq, këto ndryshime me vite tashmë nuk u realizuan, por qëndrimi i QSHP-së është se nga viti i ardhshëm matura shtetërore dueht të realizohet në hapësirë të madhe dhe me bllokatorë të kyçur”, kumtoi Qendra shtetërore e provimeve.