September 8, 2024
Opinion

Qoku: Vetëm sistemi i pushtetit të përjetshëm do ti përshtatej BDI-së

Shkruan: Bekim Qoku

BDI-së do t’i përshtatej vetëm një rend kushtetues dhe vetëm një sistem politik: ai ku BDI dhe lideri suprem Ali Ahmeti do të ishin gjithmonë në pushtet.

As rendi kushtetues i Belgjikës, as i Zvicrës, as i SHBA-ve e i Luksemburgut nuk do të vinin në shprehje, nëse BDI-stat do të ishin në opozitë. Atyre as parajsa nuk do u dukej e përsosur nëse aty do të detyroheshin të bënin opozitarin.

z. Ahmetit, në fakt, edhe për shkak të mentalitetit të tij komunisto-autoritarist, më shumë përshtati do t’i flinte rendi kushtetues dhe sistemi politik i Koresë së Veriut, natyrisht gjithmonë, nëse ai do mbante përjetësisht dhe t’ua linte trashëgim fëmijëve të vet pozitën e liderit suprem të Kim Jong Unit.

Është tepër vonë për ta shmangur vëmendjen e opinionit publik me kësisoj temash kur tashmë e di i madh e i vogël nivelin e korrupsionit dhe hajnisë që ka kryer kjo klikë politike për 22 vjet rresht. Nuk mund t’i ike pozicionit ad hominem Ali Ahmeti, familja, shokët e shoqet e tij. Çfarëdo mendimi, propozimi, sugjerimi i mirë që del prej tyre, del prej njerëzve të kalbur në imoralitet.

*postim në facebook nga deputeti i VV