Maqedoni

QMK për zjarret: Jemi në vjeshtë dhe duket sikur jemi në fillim të sezonit të zjarreve

Lidhur me zjarret, dhe sipas informacioneve në Departamentin e Operacioneve dhe Koordinimit (DOK) të Qendrës për Menaxhimin e Krizave (QMK), ato thonë se duket sikur është fillimi sezonit të zjarreve në natyrë.
Nga QMK kanë informuar se muajin tetor e përfunduam me një bilanc ditor prej 21 zjarresh në ambiente të jashtme pra në 31 tetor– gjatë një dite e një nate, kurse prej dje muajin nëntor e ka nisur me 10 zjarre në ambiente të hapura, pavarësisht se temperaturave, të paktën gjatë natës, janë të ulëta.

“Deri sot në mëngjes vetëm një është aktiv – në Komunën e Studeniçanit, në afërsi të lokalitetit “Mala Reka” në zonën mbi fshatin Aldinci, në një terren pothuajse të paarritshëm, ku digjet bimësi e ulët dhe pyje të përzier”, thonë nga QMK.

Drejtori i QMK -së, Stojançe Angelov, informoi se në tetor ka pasur 614 zjarre në ambiente të hapura dhe 597 në shtator, që është për së paku 200 më shumë se në gusht, kur kishte 395 zjarre dhe kur zakonisht dihet se zjarret në ambiente të jashtme e arrijnë kulmin gjatë natës.

Ndryshe, në përgjithësi dhe sipas përvojave të deritanishme, në shtator nuk duhet pritur më të ketë një numër kaq të madh të zjarreve të hapura, ndërsa në tetor ato duhet të jenë shumë të rralla. Sipas të dhënave të Departamentit të Analitikës në QMK, në korrik të këtij viti janë shënuar 186 zjarre në ambiente të jashtme, ndërsa në qershor vetëm 20 për të gjithë muajin.

Krahasuar me shifrat e muajit tetor – ky është më pak se numri i zjarreve në një ditë, konkretisht në ditën e fundit të tetorit (31.10.2023), kur janë regjistruar 21 zjarre të hapura – zjarre të regjistruara zyrtarisht që kanë qenë objekt i ndërhyrjes nga Ekipet dhe pilotët e guximshëm të zjarrfikësve në vend, si dhe angazhimi i institucioneve dhe shërbimeve të tjera nga Sistemi i Menaxhimit të Krizave në vend.