Maqedoni

QMK: Për shkak të erës së fortë, katër zjarre në natyrë, janë pranuar 1.650 thirrje urgjente

Qendra për Menaxhim me Kriza njofton se dje pas erës së fortë që përfshiu vendin tonë, kanë kryer disa intervenime në qytetet Shkup, Tetovë dhe Sveti Nikollë.

Nga QMK Rajonale Shkup njoftojnë se zjarrfikësit e qytetit të Shkupit gjatë ditës dhe natës së kaluar kanë pasur dy intervenime të lehta në qytet dhe rrethinë.
QMK Rajonale e Velesit njofton se zjarrfikësit nga Sveti Nikollë në periudhën prej orës 16:20 deri në ora 18:00, me dy zjarrfikës dhe një mjet zjarrfikës, kanë intervenuar në djegien e vegjetacionit të ulët përgjatë rrugës Sveti Nikollë – Shtip, konkretisht nën mbikalimin afër fshati Erxheli.

QMK Rajonale Tetovë njofton se zjarrfikësit nga Tetova në periudhën prej orës 14:55 deri në ora 15:30, me shtatë zjarrfikës dhe dy automjete zjarrfikëse kanë intervenuar në djegien e mbeturinave në afërsi të fshatit Gajre”, thuhet në njoftimin e QMK-së.