Maqedoni

Qeveria të reagojë në kohë për krizën

Na nevojitet përforcim urgjent i kapaciteteve rajonale, sistemeve dhe procedurave për menaxhim krize, ishte përfundimi i takimit të ministrave të mbrojtjes të vendeve të Evropës juglindore, transmeton TV21. Takimi i sotëm, siç u tha, është konfirmim direkt i interesit të përbashkët për të krijuar dhe zhvilluar miqësi, për të përforcuar kontaktet personale dhe dituritë dhe për të përforcuar lidhjet institucionale dhe besimit mes nesh. Qëllimi i takimit është përforcimi, mirëkuptimi dhe bashkëpunimi politik-ushtarak në rajon, me qëllim të përmirësimit të stabilitetit dhe sigurisë.

“Nuk është sekret nëse Qeveritë duhet të reagojnë gjatë kohës së krizës, ata duhet të reagojnë shpejtë për shkak se problemet shpesh herë rriten aq shumë në mënyrë eksponenciale. Kjo do të thotë se është shumë i rëndësishëm veprimi i hershëm, ndërsa çdo prolongim ka pasoja katastrofale. Ata duhet gjithashtu të jenë edhe të adaptuese, të veprojnë mençur, por përbërësi i tretë që duhet sot në mënyrë të detajuar ta shqyrtojmë është element që mundet shumë të lehtësojë dhe ta bëjë më efikas menaxhimin e krizës, ndërsa kjo është potenciali për aleat, bashkëpunimi rajonal dhe miqësitë e vërteta dhe partneritetet mes nesh”, tha Radmilla Shekerinska – ministre e Mbrojtjes.