Qeveria s’jep pëlqim për shefin e SPB-së në Tetovë
Qeveria nuk ka dhënë pëlqimin për kryeshefin e Sektorit Punëve të Brendshme në Tetovë, i cili është propozuar të ndryshohet nga ministri i Brendshëm teknik, Pançe Toshkovski.
Referuar dispozitave ligjore në periudhë të Qeverisë Teknike, Toshkovski ka propozuar 15 ndryshime në pozita udhëheqëse, ndërsa organi ekzekutiv ka refuzuar vetëm propozimin për Tetovën. Kryeshefi i policisë në Tetovë u tha se do të caktohet në koordinim paraprak me kreun e Tetovës, Bilall Kasami.
Ky qëndrim i OBRM-PDUKM-së, kuadër i të cilës është ministri i Brendshëm teknik u dha si shenjë bashkëpunimi mes opozitës maqedonase dhe opozitës shqiptare. Për momentin në SPB Tetovë mbetet kryeshefi aktual, ndërsa Toshkovski jo zyrtarisht mësohet se do të kërkon edhe njëherë miratimin e Qeverisë për ndryshimin e të parit të policisë në sektorin që mbulon pothuajse të gjithë rajonin e Pollogut./Alsat/