Qeveria reagon ndaj Taravarit: Zaev nuk u ka ofruar para deputetëve!
Kryeministri Zoran Zaev, ashpër ka përgënjeshtruar, sic thuhet në një komunikatë të Qeverisë, gënjeshtrat e plasuara në opinion se gjoja ai dhe dikush tjetër me urdhër të tij u ka ofruar para deputetëve.
“Për këtë manipulim të skajshëm, gënjeshtër dhe shpifje do të ndërmirren të gjitha veprimet juridike nëpër institucionet e drejtësisë nëse z.Taravari menjëherë publikisht nuk e tërheq shpifjen dhe nëse publikisht nuk kërkon falje” – thuhet në komunikatën e Qeverisë.