Qeveria lehtëson masat anti-Covid! Ja vendimet
Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali njofton se qeveria në seancën e 21-të vendosi të lehtësojë masat anti – Covid konform rekomandimeve të Komisionit për Sëmundje Infektive dhe Shtabit Koordinues të Krizave duke miratuar vendimet në vijim:
👉shfuqizohet masa për posedim të çertifikatave Covid 19 për dalje nga territori i vendit;
👉shfuqizohet masa e posedimit të çertifikatave Covid 19 për hyrje në qendrat tregtare ku është e obligueshme mbajtja e maskave mbrojtëse, ndërsa për hyrje në objektet ku shërbehet ushqim dhe pije në kuadër të tyre vazhdon të vlejë obligimi për posedimin e çertifikatave;
👉vlefshmëria e çertifikatave për Covid 19 të tejkaluar nga 45 ditë bëhet 180 ditë, respektivisht 6 muaj përllogaritur nga data e PCR testit pozitiv;
👉gratë shtatzëna që ishin të liruara nga puna, të kthehen në vendet e punës me rekomandim që të vaksinohen;
👉të aktivizohen sërish pikat për realizimin e testimit të shpejtë antigjen në Shtëpitë e Shëndetit në vend.