BallinaMaqedoni

Qeveria: Investimi prej 250 milionë euro për projektet kapitale në komuna është më i larti ndonjëherë

Qeveria e RMV-së ka shpallur thirrje publike në të cilën komunat mund të aplikojnë për projekte kapitale infrastrukturore. Nga Qeveria thonë se ky është historikisht cikli më i lartë i investimeve që pushteti qendror bën për të mbështetur pushtetet vendore.

Siç thonë prej atje, me këto para do të realizohen kopshte të reja, shkolla, rrugë, kanalizime atmosferike dhe fekale, salla sportive, rrjete ujësjellësi dhe projekte të tjera.

“Në një situatë ku shohim dhe gjejmë institucione të rrënuara, të debituara, të grabitura dhe arkat e shtetit të keqmenaxhuara, Qeveria tashmë i afrohet me një plan dhe koncept të qartë zhvillimi dhe ofron zgjidhje në një nga ndërmarrjet infrastrukturore më të gjera në historinë e vendit. Këto projekte janë në dispozicion të të gjithë qytetarëve dhe ftojmë të gjitha komunat të aplikojnë në thirrjen publike”.

“Përdoruesit e interesuar do t’i dorëzojnë formularët e aplikimit në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale – Komisioni për veprim sipas kësaj thirrjeje publike, në afat prej 7 ditësh nga dita e publikimit të kësaj thirrjeje. Komisioni mbledh formularët e aplikimit që përdoruesit e interesuar dorëzojnë në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale”.

“Përdoruesit e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentacionin e plotë të projektit sipas formularit të aplikimit në ministrinë kompetente në afat prej 10 ditësh nga dita e dorëzimit të formularit të aplikimit në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale”, thonë nga Qeveria.