Maqedoni

Qeveria i mori licencën familjarëve të Zaevit për kultivimin e kanabisit

Qeveria e Maqedonisë së Veriut seancën e javës së kaluar, i hoqi licencën për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore kompanisë Farma Medica Cannabis, e cila, sipas raportimeve të mëparshme në media, është në pronësi të kushërinjve të ish-kryeministrit Zoran Zaev.

Bëhet fjalë për pronarët Boban Zaev, Trajçe Zaev dhe Katerina Bojoviq Zaeva, shkruan portali Faktor.

Kompania nga Vallandova më 18 tetor ka marrë vendim për “ndërprerjen e kultivimit të kanabisit për qëllime mjekësore.

Vendimi ka hyrë në fuqi më 22 tetor. Ende nuk është publikuar në faqen e Qeverisë si pikë e rendit të ditës, por është shpallur në “Fletoren Zyrtare”. Farma Medica Cannabis mori një licencë për rritjen e kanabisit nga qeveria në 2018.(INA)