Qeveria e RMV-së: Qendra për strehim të të huajve në Bardoc do të zhvendoset në një lokacion të ri
Qeveria në seancën e sotme ka marrë vendim për ndalimin e ndërtimit të Qendrës për strehim për të huaj në Bardoc dhe zhvendosjen e saj në lokacion jashtë vendbanimit, njoftojnë nga Qeveria.
“Kjo vjen si përgjigje ndaj kërkesës së qytetarëve të Bardoc dhe të Vollkovës, të cilët me muaj të tërë po protestojnë kundër ndërtimit të qendrës.
Qytetarët kishin dilema të arsyetuara për të cilat vazhdimisht iu drejtuan institucioneve qendrore, Komunës së Karposhit dhe komunitetit ndërkombëtar.
Në komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët e Bardocës, Qeveria i respekton argumentet e tyre dhe në procedurë transparente do të kërkojë lokacion të ri jashtë vendbanimit për të realizuar këtë projekt të rëndësishëm”, thuhet në deklaratën e Qeverisë së Maqedonisë së Verit.