Maqedoni

Qeveria e RMV-së “mburret” me kupon fiskal rus

Në videon promovuese të Qeverisë së RMV-së në konferencën vjetore “Viti i mundësive të reja” shfaqet një kupon fiskal rus, përkundër faktit që në atë video mes tjerash flitet edhe për krizën ekonomike të shkaktuar nga lufta në Ukrainë, e nxitur nga Rusia.

Alsat ka dërguar pyetje deri në Qeveri se kush e ka realizuar këtë video si dhe personi përgjegjës për të kontrolluar përmbajtjen e saj, por deri më tani nuk ka përgjigje. Ky kupon fiskal rus u shfaq para syve të të gjithë kabinetit qeveritar të kryeministrit Dimitar Kovaçevski, edhe atë të pranishëm ishin Artan Grubi, Fatmir Besimi, Sllavjanka Petrovska, Oliver Spasovski, Fatmir Bytyqi, Nikolla Tupançevski dhe tjerë. /Ardit Ramadani