Qeveria e re VMRO-DPMNE-VLEN duhet ta ndjek rrugën e reformave si dhe ta rrit mirqenien materiale të qytetarëve
Ejup Berisha
Pas përfundimit të zgjedhjeve të fundit Parlamentare dhe Presidenciale këtu në vendin tonë fitues apsolut ishte VMRO-DPMNE si në Parlament por edhe në Kabinetin e Presidentit. Fituese këtu është Profesoresha ime Z.nj Gordana Siljanovska Dafkova të cilës ia Uroj fitoren e madhe dhe të merituar. Ajo është një Zonjë e madhe si dhe një intelektuale e madhe punëtore dhe e përkushtuar e cila meriton ta udhëheq dhe ta përfaqson shtetin dhe qytetarët e saj në mardhëniet e brendshme dhe ndërkombëtare. Me fitoren në zgjedhjet Parlamentare të drejtën për të formuar Qeverinë e ka Partia fituese VMRO-DPMNE. Kjo e fundit për partner koalicioni Qeverisës nuk e preferoi BDI-në por koalicionin VLEN. Qeveria e re pas formimit i ka disa prioritete që duhet ti zbaton. Me këtë rast Qeveria e re e vendit le ta fillon punën me këmbë të mbarë. Së pari le të arrihet marrveshje mes partnerëve të koalicionit qeverisës VMRO-DPMNE-VLEN për qeverisje të mirë dhe në interes të të gjithë qytetarëve të vendit. Prioritet për partitë e Koalicionit qeveritar është rikthimi i sundimit të të drejtës që shkurt e shqip përkthehet si respektim i Kushtetutës dhe i ligjeve egzistuese. Problem kryesor në RMV në periudhën tridhjetë e katër vjeçare që nga pavarsimi i saj nga ish RSFJ ishte suspendimi i sundimit të së drejtës dhe instalimi i sundimit të disa individëve në shtet. Kështu individ të caktuar e kanë suspenduar sistemin kushtetues dhe juridik dhe kanë instaluar sistem të qeverisjes së individëve. Më tej partnerët e koalicionit duhet ta rikthejnë Demokracinë në të gjitha segmentet e funkcionimit të saj. Deri tani në RMV ka funkcionuar vetëmse një segment i demokracisë ai i zgjedhjeve direkte me votim të fshehtë nga ana e qytetarëve. Eliminimi i epidemisë së krimit dhe të korrupcionit duhet të jetë prioritet mbi të gjitha prioritetet për Qeverinë e re. Të ndiqen të hetohen të vërtetohen dhe të dokumentohen shumë vepra kriminale dhe korruptive të kryera në shtet nga ana e individëve të shumtë. Këto
duhet të jenë punë dhe angazhime për prokuroritë adekuate dhe kryesit e veprave të tilla të rrezikshme e të kundërligjshme le ti marrin dënimet e merituara nga ana e Gjykatave kompetente. Ndjekja e orientimit proeuropjan duhet të jetë gjithashtu prioritet i lartë i Qeverisë së re të RMV-së. Antarsimi në BE duhet të ndodhë sa më shpejtë për të mirën dhe në interes të shtetit dhe të të gjithë qytetarëve të vendit. Si dhe rritja e standard it dhe të mirqenies së qytetarëve duhet të jetë gjithashtu një prej prioriteteteve kryesore të Qeverisë VMRO-DPMNE-VLEN. Qeveria e re duhet të angazhohet për zhvillimin ekonomik që do të thotë për rritjen dhe shtimin e prodhimtarisë dhe për mbarvajtjen e punës së bizneseve. Këto lëvzije duhet të mundësojnë gjithashtu shtimin dhe rritjen e mjeteve financiare në shtet. Kur ka para ka përher zgjidhje kur nuk ka shumë para ka gjithmonë shumë vështërsi dhe probleme në shtet. Qeverisë së re VMRO-DPMNE-VLEN i dëshiroj fillim dhe vazhdim të mbarë, suksese, fat dhe mbarësi në misionin për bërjen e ndryshimeve dhe reformave të nevojshme dhe të domosdoshme në RMV.