Maqedoni

Qeveria e re pritet deri më 20 qershor, në të ndoshta do të jenë VMRO DPMNE, ZNAM dhe VLEN”, ka shkruar Milloshoski në Twitter

Deputeti nga radhët e VMRO DPMNE-së, Antonio Milloshski, pas rivotimit të djeshëm, në rrjetet sociale ka bërë të ditur orarin zyrtar në Kuvendin e Maqedonisë, si dhe koalicionin që ndoshta do të formohet për të mbështetur qeverinë.

Sipas informacioneve të fundit, koalicioni i udhëhequr nga VMRO DPMNE ka fituar 58 vende parlamentare, koalicioni i udhëhequr nga BDI 18 vende parlamentare, koalicioni i udhëhequr nga LSDM 18 vende parlamentare, VLEN ka fituar 14 vende parlamentare dhe partitë më të vogla politike nga blloku maqedonas. ZNAM dhe Leftia fituan nga 6 mandate parlamentare.

Milloshoski ka shkruar në Twitter se qeveria e re pritet të formohet deri më 20 qershor dhe në të do të marrin pjesë ndoshta VMRO DPMNE, VLEN dhe partia e Maksim Dimitrievskit.