June 26, 2024
Maqedoni

Qeveria e re dhe kursi evropian, Ramadani: Nuk do të ketë zhvendosje, ndoshta komplikime

Qeverinë e ardhshme e presin shumë sfida e ndër më kryesoret edhe vazhdimi i rrugës eurointegruese dhe perspektiva e saj. Ky qëllim strategjik madhor nuk guxon të anashkalohet nga ekzekutivi i ri, thotë analisti politik, Ismet Ramadani.

Por, ai pret të ketë komplikime në vazhdimin e procesit integrues, sidomos nga mandatari për formimin e qeverisë, por jo zhvendosje nga kursi evropian. E çdo alternativë tjetër sipas Ramadanit, do të sjellë kriza institucionale dhe probleme të brendshme shoqërore.

“Ata nuk do ta thonë troç në mënyrë decidive se nuk do të ndjekin rrugën drejt anëtarësimit në BE, mirëpo me disa që janë paralajmëruar në një mënyrë, në fakt ata e komplikojnë anëtarësimin nëBE, dhe nëse dalin me ndonjë alternativë tjetër, atëherë Maqedonisëi shkruhet keq. Sepse e para, subjektet shqiptare do tëjenëkategorik kundër ndonjë alternative tjetër, e dyta, një numër i konsiderueshëm imaqedonasve progresiv do të reagojnë dhe do të paraqiten jo vetëm krizë politike, por edhe tensione ndëretnike, intra-maqedone dhe të gjitha këto do ta vëndojnë shtetin në një situatë të vështirë që nuk është e mirë as për ne”, u shpreh analisti politik Ismet Ramadani.

VMRO-DPMNE-janë retorikën e saj vazhdimisht ka thënë se nuk është kundër eurointegrimit, por kërkon garanca ndërkombëtare për këto çështje, e që ndërlidhen me ndryshimet kushtetuese. Sipas Ramadanit, presidentja që e mbështeti kjo parti me koalicionin, që nëfillim provokoi bashkësinë evropiane dhe shtetet fqinje, andaj duhet tëjemi të kujdesshëm në deklaratat që irritojnë angazhimin e bashkësisë ndërkombëtare për shtetin dhe shoqërinë tonë, thonë njohësit e çështjeve.

“Si fitohet garanci kur t’i në start me presidenten që e përkrahe, t’iprovokove njëherë shtetet fqinje me të cilët duhet nesër, siç thonë, ata, ta ripërsërisësh, ribisedosh marrëveshjen që e kemi pranuar në BE dhe të gjitha këto janë situata të cilat, sipas meje, janë të papërgjegjshme dhe mund të krijojnë skandale më tutje”, theksoi Ramadani.

Ramadani apelon deri tek menaxhmenti i rishtetëror që të mos futen në aventura të errëta dhe të jemi ata që katalizojnë ndeshje ndëretnike, mosmarrëveshje fqinjësore, e cila do të ndikonte edhe në lëvizjet e gjeopolitikës për rajonin tonë, të koordinuara mes ShBA-së dhe BE-së.