Qeveria e Malit të Zi sot ka marrë vendim për kufizimin e marzhit tregtar për më shumë se 500 artikuj
Vendimi do të hyjë në fuqi në fillim të muajit prill dhe do të jetë i vlefshëm deri në fund të majit, kur pritet të fillojë sezoni turistik veror.
Siç tha kryeministri Milojko Spajiq pas mbledhjes së Qeverisë së Malit të Zi, qëllimi i këtij vendimi është të zvogëlohet presioni inflacioniste mbi qytetarët, sepse, siç tha ai, inflacioni në Mal të Zi është inflacion i importuar. Kjo jo vetëm që ndalon rritjen e çmimeve, por edhe ul çmimet e 500 artikujve që janë më të rëndësishmit për jetën e qytetarëve të Malit të Zi”, tha Spajiq.
Para marrjes së këtij vendimi, kryeministri malazez ka pasur takime me përfaqësues të Odës Ekonomike të Malit të Zi, në të cilat është rënë dakord që ky aksion të mos zbatohet në dyqanet e vogla dhe zinxhirët tregtarë, kapacitetet e të cilave në Mal të Zi nuk i kalojnë 600 metra katrorë.
Inflacioni në Mal të Zi në vitin 2023 është 8.6 për qind. Paga mesatare në Mal të Zi është 814 euro, ndërsa minimumi 450 euro.