Maqedoni

Qeveria arsyeton vendimin për “branitellat”

Qeveria pretendon se ka bazë vendimi i saj për dëmshpërblimin e “Branitellave” të miratuar më 25 Maj 2022. Në vendimin e Qeverisë thuhet se ky veprim i organit ekzekutiv është marr mbi mendimin e Ministrisë së Brendshme dhe Avokatit të Shtetit.

“Vendimi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pranimin e kompensimit monetar të katër pjesëtarëve të forcave të sigurisë si dëmshpërblim i merituar për dëmin jo material është sjell në bazë të mendimit të marrë nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Avokati i Shtetit.”- Qeveria e RMV-së.

Megjithatë, dokumenti i siguruar nga Alsat, përgënjeshtron Qeverinë. Në Nenin 2 të këtij dokumenti, palët obligohen me vendim të Qeverisë t’i ndërprenë të gjitha procedurat.

“Obligohet Avokati i Shtetit si përfaqësues ligjor i Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Brendshme të heq dorë nga procedurat për përmbarim dhe kundër-përmbarim ndaj personave nga Neni 1 i këtij vendimi.”- Vendimi I Qeverisë, Neni 2.

Për të konfirmuar se Qeveria, nuk po mbulon skandalin kërkuam që në përputhje me Ligjin për qasje tek informatat me karakter publik të na sigurojë mendimin e Ministrisë së Brendshme dhe Avokatit të shtetit. Deri në këto momente nuk morëm përgjigje. Firma e zëvendëskryeministrit, Artan Grubi qëndron në vendimin e Qeverisë për dëmshpërblimin e katër ish pjesëtarëve të forcave të sigurisë në vitin 2001 ose ndryshe të njohur si “branitallat”. Përveç firmës së Grubit, në fund të dokumentit, qëndron edhe firma e Tahir Hanit në cilësinë e personit i cili ka miratuar dokumentin në aspektin juridik-formal. /alsat.mk