September 30, 2024
Lajmet e reja

Qeveri: 14,9 milionë denarë për projekte infrastrukturore për komunitetin romë

Me 14,9 milionë denarë do të financohen më shumë projekte infrastrukturore në komunitetet rome në Kriva Pallankë, Kavadar, Prilep, Koçan, Raknovc, Dellçevë dhe Shuto Orizare.

Pres shërbimi i Qeverisë sonte kumtoi se në propozimin e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve është sjellë vendim për ndarjen e mjeteve nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2021 për mbështetjen e implementimit të Dekadës dhe Strategjisë për romët.

Në seancën e sotme qeveritare është sjellë edhe vendimi për zvogëlimin e taksave importuese për produkte të caktuara të nevojshme për prodhimin e produkteve të avancuara teknologjike. Zvogëlimi do të vlejë deri më 30 qershor vitin e ardhshëm.

“Zvogëlimi i taksave importuese është në nivelin e normave doganore të Bashkimit Evropian me qëllim që të rritet konkurrenca eksportuese e industrisë vendore e cila prodhon produkte të avancuara teknologjike”, thonë nga Qeveria.