Qëndro Kryeministër!
Shkruan: Shpëtim Pollozhani, Kryetar i Shoqatës të Përndjekurve Politikë në Maqedoninë e Veriut
Tani, doli hapur treshi anti- sovranitetit të Kosovës!
“Lehtësuesit”, nga 36 marrëveshje të nënshkruara, Borell dhe Llajçak ngulin këmbë vetëm në njërën, ate të asociacionit! Këtë nuk e përtyp as një njeri me dy derhemë tru!
Opozita ka nënshkruar ( në vitin 2013) se policët serbë të Kosovës nuk janë të detyruar të jenë shtetas të Kosovës dhe nuk janë të detyruar të betohen para Kushtetutës së Kosovës. Kjo do të thotë që Serbia mund të dërgojë policët e vetë (të Ravna Gora), të shërbejnë në Kosovë!
Ku është sovraniteti i Kosovës në këtë rast!?
Qeveria Kurti duhet të përkrahet me një protestë gjithë popullore! Le të jetë një protestë edhe kundër trajtimit segregacionist dhe asimetrik të Kosovës në këtë çorbë të gatuar nga borellët dhe llajçakët; të ndihmuar edhe nga opozita destruktive e Kosovës!