July 3, 2024
Maqedoni

Qendra për Menaxhim me Kriza: Aktive tri vatra të reja zjarri në ambient të hapur

Tri vatra të reja zjarri në ambient të hapur janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit, si dhe është raportuar për një granatë të gjetur në një fushë pranë rrugës së vjetër Gradsko – Negotinë, informojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza.
“Një deponi është djegur në komunën Qendër në afërsi të lokalitetit “Auto-poligon” nën Kala. Bimësia e ulët është djegur në afërsi të fshatit Orizarë e Epërme të komunës së Manastirit, ndërkohë është djegur sanë në rajonin e fshatit Peshirovë në komunën e Shën Nikollës.”, sqarojnë nga QMK-ja, duke shtuar se të gjitha zjarret janë shuar dhe ekipet janë ende nën vëzhgim, që ato të mos riaktivizohen.
Pasdite në numrin 112 është marrë raport për gjetjen e granatës. Ajo ka qenë në 50 metra mbrapa kompanisë “Gulf BS”, tek rruga e vjetër “Gradsko” drejt Negotinës. Denoncuesi e ka gjetur në fushën e tij.
Në 24 orët e fundit, në QMK janë regjistruar gjithsej 1.377 thirrje.